Lajme

Krasniqi: Në këtë rast, Qeveria Kurti dobësohet para Serbisë

09/08/2022 17:26
nga:Genita C

Profesori Milazim Krasniqi ka dhënë një analizë se pse sipas tij, Qeveria Kurti nuk mund të jetë e fortë përballë Serbisë.

Ai thotë se ekzekutivi vazhdon të jetë e dobët ndaj Serbisë nëse sektorë të rëndësishëm publikë si arsimi e administrata publike janë në grevë dhe si pushteti nuk ka aftësi ta zgjidhë problemin me dialog.

“Në atë rast qeveria dobësohet edhe përballë Serbisë e edhe përballë faktorëve ndërkombëtar. Duket si një djalë hajlaz, që nga mendjelehtësia ia futë flakën shtëpisë së vet”, shkroi ai nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.