Lajme

Fillon seanca në Gjykatën Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve

09/08/2022 14:22
nga:G B

Sapo ka filluar seanca në Gjykatën Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve.

Në këtë seancë pritet të diskutohen të gjitha temat që ndërlidhen me shpalosjen e materialeve, hetimet e mbrojtjes dhe të Prokurorisë, si dhe detaje të tjera.

Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerët po mbahen në paraburgim në Hagë. Ata po akuzohen për krime lufte.