Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti dhe ministres Nagavci, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se është e dhimbshme fushata për të aministuar veten, duke u viktimizuar pas çdo dështimi, derisa ka publikuar foton e tyre në bankat e një shkolle në Podujevë.
Deliu ka thënë se Kurti e kaloi gjysmën e mandatit si kryeministër me skandale, drama e pa suksese.
Postimi i saj i plotë:
E dhimbshme fushata për të aministuar veten, duke u viktimizuar pas çdo dështimi.
Kurti e kaloi gjysmën e mandatit si kryeministër pas asnjë sukses, pa asnjë rezultat, përplot skandale, drama dhe keqqeverisje!


