Ballkani e zhvillon sot ndeshjen e parë në grupet e Conference League.
Cluj do të jetë kundërshtari i parë i Ballkanit, ndeshje kjo që zhvillohet në ora 18:45 , në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan GazetaBlic Sport.
Mediat rumune i kanë kushtuar rëndësi të veçantë kësaj ndeshje, madje duke hulumtura në detaje për Ballkanin dhe futbollin kosovar.
“Historia e futbollit kosovar. Kush është Ballkani, kundërshtari i kampionit CFR Cluj në grupet e Konferencë Ligë”, ka qenë titulli i ‘SportRo’, medium i njohur atje.
Ishte një shkrim i detajuar, ku tregonte për futbollin tonë, ecurinë historike të tij si dhe suksesin madhështor që arriti klubi ynë – LINKU.

/GazetaBlic Sport/


