Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci ka shkruar për grevat në Arsim duke bërë thirrje që greva të ndërpritet, raporton Gazeta Blic.
Sipas tij nuk ka asnjë arsyje për grevë meqë ligji i pagave që do shkoj në Kuvend përmbush kërkesat e grevistëve.
Ai ka thënë se kreu i SBASHK po e saboton qeverinë e Albin Kurtit.
Postimi i plotë:
Nuk ka asnjë arsye legjitime që greva të mbahet e mësimi fëmijëve t’u pamundësohet:
1. Ligji për pagat përmbush, madje edhe tejkalon secilën kërkesë që këto sindikata kanë pasur ndër vite.
2. Pakoja për përballje me Inflacionin ndihmon të gjithë sektorët.
Çdo vazhdim i kësaj greve nga Rrahman Jashari është vetëm përpjekje për të dëmtuar shtetin dhe sabotuar qeverinë.


