Lajme

Jasharaj: Greva po vazhdon, e lusim Kurtin të na takojë

09/08/2022 11:20
nga:N M

Rrahman Jasharaj ka mbajtur një konferencë për media së bashku me dy krerët e sindikatave të Arsimit, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, raporton Gazeta Blic.

Ai ka folur për ecurinë e grevës duke i bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ministers Arbërie Nagavci, që të ulen në tavolinë dhe të gjejnë një zgjidhje.

“Nëse ministrja e Arsimit e ka serizoisht, le të na dërgojë një letër për takim, por ne presim më shumë një letër nga kryeministri i Kosoëvës Albin Kurti për takim dhe dialog”, ka thënë kreun i SBASHK.

Sipas tij, takimi duhet të ndodhë sa më shpejt dhe në prani të mediave.

Mbështetje për grevën ka pasur edhe nga kryetari i Sindikatës së Arsimit në Shqipëri.

“Mbështesim grevën e SBASHKE për të rezliaur kerkesat e drejta të arismtarëve të Kosoëvs, I bëj thirrje ministeres dhe kryeministrit – nuk ka asnjë rrugë tjetër, asnjë metodë tjetër përveç uljes në tavolinë në bisedime,  për të vlerësuar dhe disktuar kërkesat e SBASHK. Nuk ka Qeveri në botë që nuk merr parasysh kërkesat e arsimtarëve. Askush nuk ka të drejë të përçojë dhe nënvlerësojë punën e mësuesve”, ka thënë Nevrus Kaptelli kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë.