Ballkani e zhvillon sot ndeshjen e parë në grupet e Conference League.
Cluj do të jetë kundërshtari i parë i Ballkanit, ndeshje kjo që zhvillohet në ora 18:45 , në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan GazetaBlic Sport.
Një fitore në fazën e grupeve do t’ia siguronte Ballkanit 500 mijë euro, kurse një barazim 166 mijë sosh.
Ky është një motiv shtesë për skuadrën kosovare, sepse një shumë e tillë e fituar do të sjellte edhe më shumë stabilitet financiar.



