Sporti

Nuk luan sot për shkak të lëndimit, Edvin Kuc ka një mesazh emocionues për bashkëlojtarët e tij para ndeshjes

09/08/2022 09:48
nga:Mergim Rreci

Ballkani e shkruan historinë e futbollit kosovar sot.

Skuadra kosovare debuton në UEFA Conference League, atje ku sot zhvillon ndeshjen e parë brenda grupit.

Cluj do të jetë kundërshtari i parë i Ballkanit, ndeshje kjo që zhvillohet në ora 18:45 , në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të dy skuadrat janë deklaruar të përgatitura për këtë ndeshje, me skuadrën kosovare që vuan mungesën e madhe të mesfushorit Edvin Kuc.

Ai u lëndua në ndeshjen ndaj Prishtinës dhe nuk do të jetë gati për këtë takim. Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, ai kishte një mesazh emocionues për bashkëlojtarët e tij që do të luajnë sonte.

“Unë jam në hotel me ekipin, nuk është një dëmtim i tmerrshëm siç e kam menduar, por duhet të pushoj disa ditë. Besoj në një rezultat pozitiv sot, kushdo që del në fushë, e di që do të japin maksimumin! Unë besoj në këtë ekip dhe e di që mund të bëjmë sërish një rezultat të madh dhe të dëshmojmë se jemi ekipi më i mirë në Kosovë”, tha Kuc për ‘Blic Sport’.

Kujtojmë që Kuc ka qenë fantastik në ndeshjet kualifikuese të zhvilluara nga skuadra e Ballkanit.

FC Ballkani

/GazetaBlic Sport/