Napoli e ka mposhtur bindshëm mbrëmë skuadrën e Liverpool në Ligën e Kampionëve.
Djemtë e Jurgen Klopp u turpëruan me rezultat 4-1 në stadiumin “Diego Armando Maradona”, përcjell GazetaBlic Sport.
Mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani dhuroi një paraqitje të jashtëzakonshme, duke qenë një shtyllë e fortë dhe e pakalueshme.
Trajneri Luciano Spalletti e vlerësoi shumë paraqitjen e tij pas ndeshjes, duke thënë se është shumë e vështirë për një lojtar që të luajë në atë mënyrë.
“Për mua Rrahmani ka luajtur një lojë të shkëlqyer. Ai ishte me karton të verdhë dhe kishte një mbrëmje fantastike, është e vështirë të luash kështu”, tha Luciano Spalletti

/GazetaBlic Sport/


