Modelja dhe ish banorja e “Big Brother VIP”, Beniada Nishani, së fundi ishte pjesë e “Festivalit të Filmit në Venecia”.
Ajo kishte zgjedhur një fustan të zi, të krijuar nga Lia Stublla.
E pas kësaj, modelja shqiptare ka ndarë një foto nga fëmijëria ku edhe ka shfaqur anën nostalgjike të saj.
Ajo shprehet se fotoja është shkrepur gjatë një festivali të organizuar nga shkolla.
Me shaka, ish banorja e “Big Brother VIP” shton se nuk ia kishte idenë se çfarë ka kënduar sepse kënga “Parfumi”, hiti i Sinan Hoxhës që këndoi kur ishte brenda shtëpisë së famshme, nuk kishte dalë akoma.
“Nga festivali i Venecias te festivali në San Giovanni Rotondo. Mami Linda ma tregoi këtë foto që kam kënduar dhe kërcyer në festivalin e shkollës. Nuk e di se çfarë këndoja sepse “parfumi im” nuk kishte dalë akoma. Kaq kisha. Shihemi së shpejti me një këngë”, ka shkruar Beniada.




