Sporti

Historia e futbollit kosovar shkruhet sot, Ballkani debuton në Conference League, kërkohet rezultat pozitiv ndaj Cluj

09/08/2022 08:06
nga:Mergim Rreci

Ballkani e shkruan historinë e futbollit kosovar sot.

Skuadra kosovare debuton në UEFA Conference League, atje ku sot zhvillon ndeshjen e parë brenda grupit, shkruan GazetaBlic Sport.

Cluj do të jetë kundërshtari i parë i Ballkanit, ndeshje kjo që zhvillohet në ora 18:45 , në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të dy skuadrat janë deklaruar të përgatitura për këtë ndeshje, me skuadrën kosovare që vuan mungesën e mesfushorit Edvin Kuc.

Kujtojmë që Ballkani është skaudra e parë nga Kosova që ka arritur të kualifikohet në një kompeticion të madh evropian.