Lajme

Dugolli: Kurti duhet ta rishikojë punën e secilit ministër të tij

09/07/2022 23:53
nga:Genita C

Ish-deputeti i AAK-së, Bujar Dugolli e ka cilësuar kryeministrin Albin Kurti, si një udhëheqës që mund t’i jepë shumë Kosovës.

Dugolli në Prime Time ka vlerësuar se kryeministri ka për detyrë të rishikojë punën e secilit ministër, dhe t’i zëvendësoj ata me personalitete tjera.

“Vazhdoj të besoj që Kurti është një udhëheqës që mund t’i jep shumë Kosovës dhe mund ta ndihmojë procesin. Nuk e kam këtë besim për të gjithë ministrat se janë duke punuar mirë. Mendoj që ai duhet të rishkojë punën e secilit ministër. Tek e fundit është obligim i kryeministrit se kur nuk ka progres, ka pakënaqësi të tilla, sepse ato vijnë si rezultat i moskomunikimit dhe mostrajtimit  të problemeve shoqërore. Ne e dimë që ky popull ka jetu edhe në kohëra më të vështira, mirëpo ka pasur bashkëpunim”, tha Dugolli.

“Ata ministra e zv.ministra nëse nuk e kryejnë punën siç duhet, kjo mund t’i faturohet si kritikë. Për mos me ju adresu ato kritika, ai duhet të bëjë një rishiqim për punën e tyre, dhe ka njerëz tjerë që mund të dhënë një kontribut të mirë”, shtoi Dugolli.