Lajme

Vjen reagimi i parë i kryeministrit Kurti pas largimit të deputetes Doarsa Kica

09/07/2022 19:14
nga:Y I

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur për aderimin e deputetes së Partisë Guxo në LDK, e cila ishte edhe pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti, me të dalë nga punimet e Kuvendit Zgjedhor të partisë që u themelua nga Presidentja Vjosa Osmani, u pyet nga gazetarët për Kica-Xhelilin.

Por, nuk dha asnjë koment, duke i uruar Guxo-s suksese.

“Shumë suksese Partisë Guxo”, ka thënë Kurti gjersa hynte në veturën e tij zyrtare.

A pritet të sjellë largimi i Doarsa Kicës ‘tronditje’ në qeverisjen e VV-së- Flasin analistët!

Pas Doarsa Kicës, kush mund të jenë 7 deputetët tjerë që kishte paralajmëruar Arben Gashi se do të largohen nga Vetëvendosje?!