Lajme

“Horror konstitucional”- Halil Matoshi ‘shpërthen’ në kritika pas vizitës së Osmanit në Mamushë!

09/07/2022 15:43
nga:Y I

Analisti Halil Matoshi e ka quajtur horror konstitucional, pritjen që kryetari i Mamushës i ka bërë dje presidentes Vjosa Osmani.

Në zyrën e kryetarit të Mamushës Abdulhadi Krasniç është parë flamuri shtetëror i Turqisë dhe presidenti i parë i saj Mustafa Kemajl Ataturk.

Matoshi ka shkruar se Ataturk është vendosur në zyrë më lartë se vet fotografia e presidentes Osmani.

“Horror konstitucional në Komunën e Mamushës! Shfaqja e Presidentes së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani në nji zyrë të shtetit kosovar (komunat janë niveli i dytë i pushtetit shtetnor) me ikonografi kombëtare turke, ku pos flamurit të shtetit turk të vendosun kundërligjshëm shihet edhe fotografia e Atit themelues të Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturk (ma naltë se vet fotografia e Presidentes!?) paraqet thjesht horror konstitucional”, ka shkruar Matoshi.

Postimi i plotë:

Osmani e pret me ceremoni shtetërore homologun slloven