PSG ka mposhtur Juventusin me rezultat 2-1 në kuadër të ndeshjes hapëse të Ligës së Kampionëve.
Parisienët ishin më të mirë në këtë takim, duke arritur fitoren e parë brenda grupit, shkruan GzetaBlic Sport.
Një moment interesant ndodhi tek goli i parë i realizuar, atje ku Veratti mori një goditje me bërryl nga Kimpembe gjatë festës me bashkëlojtarët.
Duket se goditja ishte shumë e fortë, të paktën kështu lë për të kuptuar reagimi i futbollistit italian.
— Out Of Context Football (@nocontextfooty) September 6, 2022


