Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar një 16-vjeçar, nën dyshimin se posedonte incizime intime mes të miturve.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur më 31 gusht, rreth orës 20:00, në Prishtinë.
Sipas policisë, në cilësi të provave materiale, është konfiskuar telefoni i të dyshuarit.
“Pas një pune hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i mitur i moshës 16 vjeçare mashkull kosovar i cili kishte në posedim incizime intime mes të miturve. Në cilësi të provave materiale është konfiskuar telefoni i të dyshuarit”, thuhet në njoftim..
Bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje, kurse rasti është nën hetime.


