Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar një person në Pejë nën dyshimin se ka ngacmuar dhe shqetësuar ish-bashkëshorten.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24-orësh të policisë, ku thuhet se i dyshuari i kishte dërguar viktimës mesazhe me përmbajtje shqetësuerse.
“I dyshuari është arrestuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


