Sporti

Zyrtare: Valon Berisha transferohet tek Melbourne City

09/07/2022 09:25
nga:Mergim Rreci

Valon Berisha është zyrtarizuar tek skuadra e Melbourne Cityt.

Ai do t’i bashkohet skuadrës në formë huazimi nga klubi i Ligue 1, Stade de Reims për sezonin 2022/23, përcjell GazetaBlic Sport.

Mesfushori 29-vjeçar sjell me vete një përvojë të madhe, pasi ka kaluar dy sezonet e fundit në Reims në nivelin më të lartë të Francës, pas qëndrimeve në Bundesligën e Gjermanisë me Fortuna Dusseldorf dhe Serinë A të Italisë me Lazio.

Drejtori i Futbollit të Melbourne City FC, Michael Petrillo, tha se sigurimi i një lojtari të cilësisë së Berishës ishte një arritje e madhe përpara sezonit të ri.