Lajme

Takimi Osmani – Pahor pritet të mbahet në orën 15:00

09/07/2022 09:11
nga:G B

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, do të pres në takim një mysafir goxha të veçantë.

Asaj në zyre do t’i shkojë presidenti i Sllovenisë Borut Pahor.

Takimi pritet të mbahet në orën 15:00.

Vizita e Pahorit në vendin tonë vjen pas asaj në Serbi dhe në kuadër të përgatitjeve për Samitin e Brdo-Brijunit, që do të mbahet në Brdo pranë Kranjës.