Gati çdo ditë vijnë lajme për emigrantë shqiptarë që kalojnë kanalin britanik, me synim Anglinë. Shumë prej tyre janë të rinj e madje fëmijë.
Emigrimi është kthyer në shqetësim për autoritetet. Foto në fjalë tregon një grup emigrantësh të kapur nga policia. Ata pyeten se kush janë shqiptarë e shumica ngre dorën.
Numri i shqiptarëve që rrezikojnë jetën për të udhëtuar drejt Anglisë për një jetë më të mirë është rritur ndjeshën këtë sezon veror. Shifrat zyrtare flasin për mijëra shqiptarë të larguar tashmë.


