Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Drejtorin e Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj.
Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga Qeveria e Kosovës.
“Në takim u diskutua rëndësia e ligjeve të miratuara për Agjencinë dhe Deklarimin e Pasurisë, ku u nënvizua obligimi i Agjencisë për të bërë shqyrtimin e legjislacionit për indikatorë kundër korrupsionit. Kjo do të ndikojë në vlerësim të kornizës ligjore në kuptim të luftimit të korrupsionit”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, gjatë takimit, kryeministri Kurti potencoi nisjen e hartimit të Strategjisë kundër Korrupsionit nga Zyra e Kryeministrit dhe vlerësoi bashkëpunimin e Agjencisë në këtë drejtim.


