Skuadra kroate, Dinamo Zagreb ka fituar ndaj Chelseat.
Dinamo Zagreb ka mposhtur Chelsean me rezultatin minimal 1:0, për të fituar tre pikë të mëdha në Ligën e Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e tre pikëve për ekipin kroat e shënoi sulmuesi anësor, Mirslav Orsic pas vetëm 13 minutave lojë.
Skuadra e Ante Cacic ka zhvilluar një ndeshje fantastike në aspektin defansiv dhe nuk lejoi yjet e Chelseat që të kenë hapësira në zonën e tyre.
Në këtë ballafaqim për 89 minuta u aktivizua edhe futbollisti shqiptar i Dinamo Zagrebit, Arijan Ademi, i cili pati një paraqitje mjaft të mirë.
Në ndeshjen tjetër, Dortmund ta ka fituar me rezultatin e thellë 3-0 ndaj Copenhagen.
Reus, Guerreiro dhe Bellingham shënuan golat e fitores për ekipin gjerman.
/GazetaBlic Sport


