Sporti

“E kam kënduar gjithmonë himnin në shtëpi”, Cucurella vjen me një deklaratë emocionuese para debutimit në Champions

09/06/2022 16:47
nga:L J

Chelsea ka nënshkruar me disa lojtarë vërtet të mirë këtë verë, por ia vlen të kujtojmë se disa prej tyre nuk kanë luajtur kurrë më parë në Ligën e Kampionëve.

Marc Cucurellai cili luajti tek Getafe, Eibar dhe Brighton – nuk kishte luajtur asnjëherë më parë në Champions League dhe sonte mund ta ketë mundësinë me Chelsean ndaj Dinamo Zagreb, përcjell GazetaBlic Sport.

Kështu që ndeshja e mbrëmjes së sotme do të jetë e madhe për të, siç shpjegoi ai.

 “Kënga e këtij kompeticion më ka emocionuar, sepse është shumë e famshme. Unë kam qenë gjithmonë në shtëpinë time duke parë ndeshjet e Champions League, dhe kënga origjinale dhe atmosfera është shumë e bukur”, tha ai për faqen zyrtare të UCL.

“Këtë vit do ta këndojë në stadium dhe do të luajë, jam shumë i motivuar”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport