Lajme

Reciprociteti po vazhdon/ Kurti: S’mund të ketë liri të cunguar apo të pjesshme të lëvizjes

09/06/2022 14:44
nga:G B

Pas ankesave se nuk po zbatohet reciprociteti në disa nga pikat kufitare, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se në pikat kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë po vlen reciprociteti.

Ai theksoi se liria e lëvizjes duhet të jetë liri e plotë e lëvizjes, duke nënkuptuar njohjen e dokumenteve të Kosovës edhe në kufijtë e Serbisë me vendet e tjera.

Sipas tij zëvendëskryeministri Bislimi e ka adresuar edhe me ndërmjetësit e dialogut.

“Ne kemi insistuar për liri të lëvizjes dhe ajo do të nënkuptonte liri të plot të lëvizjes, pasi liria e cunguar nuk është liri.  Për në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, padyshim që ajo vlen. Veçse unë e kuptoj se nuk mund të kemi liri të cunguar apo të pjesshme të lëvizjes”, tha kreu i Qeverisë.