Olivier Giroud ishte i rëndësishëm në triumfin e titullit të Milanit sezonin e kaluar, por francezi nuk e ka gjetur ende rrjetën në Champions League me kuqezinjtë.
Sonte, ai do të ketë një shans për ta bërë këtë kundër RB Salzburgut pasi 35-vjeçari pritet të startojë si sulmues i vetëm në sulmin e kuqezinjve, përcjell GazetaBlic Sport.
Giroud ka shënuar 11 nga 12 golat e tij të fundit në Ligën e Kampionëve jashtë shtëpisë dhe do të jetë i etur për të vazhduar serinë e golave të tij jashtë vendit në tokën austriake sonte.
Pesë golat e fundit të Milanit në Champions League erdhën nga pesë lojtarë të ndryshëm: Ante Rebic, Brahim Diaz, Rafael Leao, Junior Messias dhe Fikayo Tomori.
Giroud ka shënuar dy gola në pesë paraqitje në Serie A këtë sezon. Në përgjithësi, ai ka 16 gola në 43 paraqitje me gjigantët e Serie A.
/GazetaBlic Sport/


