Lajme

Kërcënohet drejtori i shkollës në Suharekë, për rastin e mësimdhënëses me shami

09/06/2022 11:29
nga:G B

Në fshatin Reshtan të Suharekës është arrestuar drejtori i shkollës në të cilën u largua nga puna një mësuese me mbulesë islame me vendim të Këshillit të Prindërve.

Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit ditor.

“Ankuesi mashkull kosovar (drejtor shkolle) ka raportuar se si pasojë e largimit nga puna të një mësimdhënëseje përmes rrjeteve sociale është duke u kanosur nga një grup i personave, ku njëri prej tyre është i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Ishte raportuar javën e kaluar se një grua me mbulesë është është larguar nga puna.

Më pas erdhi reagimi i kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj, i cili tha se do të merret me këtë çështje për ta kthyer mësuesen në punë.