Sporti

Dinamo Zagreb – Chelsea, formacionet e mundshme, a do të luajë Broja nga fillimi?

09/06/2022 10:22
nga:Mergim Rreci

Emocionet e Ligës së Kampionëve rikthehen përsëri.

Sezoni 2022/2023 fillon sot, me disa ndeshje fantastike që do të luhen në arenat e ndryshme në evropiane, shkruan GazetaBlic Sport.

Chelsea e fillon edicionin e ri në Kroaci, atje ku do të përballet me skuadrën e Dinamo Zagreb.

Reprezentuesi shqiptar, Armando Broja është grumbulluar me skuadrën, por sipas mediumeve të ndryshme ndërkombëtare, ai nuk pritet të startojë që nga fillimi.

Megjithatë, për Brojën mund të ketë disa minuta, në varësi të lojës që fillon në ora 18:45.

Dinamo Zagreb: Livakovic; Ristovski, Sutalo, Peric, Ljubicic; Spikic, Ademi, Ivanusec, Orsic; Petkovic, Baturina

Chelsea: Arrizabalaga; Fofana, Chalobah, Koulibaly; James, Jorginho, Kovacic, Chilwell; Mount, Sterling; Havertz

/GazetaBlic Sport/