Anthony Joshua e ka pranuar ftesën e Tyson Fury për të luftuar në dhjetor.
Joshua (24-3, 22 KO) doli në rrjetet sociale për të rënë dakord me ofertën e kampionit të peshave të rënda të WBC, Tyson Fury për një luftë në dhjetor pasi ‘The Gypsy King’ e ftoi atë dy herë, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas raportimeve të fundit, meçi mes tyre do të zhvillohet në stadiumin e Manchester United “Old Trafford”. Fury kishte deklaruar se e dëshironte një meç në këtë stadium, kjo për faktin se është një tifoz i madh i “Djajve të Kuq”.
Interesant është fakti se edhe Joshua është poashtu një tifoz i kësaj skuadre, kështu që pritet të kemi një super spektakël nëse kjo gjë konfirmohet.
/GazetaBlic Sport/


