Gjendet i vdekur një prej autorëve të dyshuar të masakrës me 10 viktima në Kanada.
Policia njoftoi se një nga dy të dyshuarit në sulmet masive me thikë të së dielës në Saskatchewan është gjetur i vdekur. Trupi i Damien Sanderson, 31 vjeç, u gjet në Kombin James Smith Cree, shtëpia e disa viktimave, thanë ata.
Dy të dyshuarit ishin vëllezër dhe policia thotë se Myles Sanderson është ende i lirë dhe besohet të jetë në qytetin e Regina. Të dielën, 10 persona u vranë me thikë në një nga aktet më të këqija të dhunës në historinë e fundit të Kanadasë.
18 persona të tjerë mbetën të plagosur nga ky sulm.
Kryeqyteti i provincës, Regina, është i tronditur nga ky sulm dhe familjet e të ndjerëve në zi.
Megjithatë qyteti përpiqet të jetë i qetë. Madje disa nga familjet u mblodhën për të shijuar festën e Ditës së Punës, fundi jozyrtar i verës.
Oficerë nga tre provinca – Saskatchewan, Manitoba dhe Alberta – janë përfshirë në kërkim. Burimi: BBC.


