Barcelona ka ftuar 15-vjeçarin Lamine Yamal në stërvitjen e ekipit, me trajnerin Xavi Hernandez që thuhet se është “i dashuruar” me të riun.
La Masia e Blaugranës ka prodhuar shumë talentë gjatë viteve dhe së fundmi kemi parë lojtarë si Gavi dhe Ansu Fati të ndjekin gjurmët e Lionel Messit, Andres Iniesta, Sergio Busquets dhe të tjerë, përcjell GazetaBlic Sport.
?| 15-year old Lamine Yamal during training with the first team today. ? pic.twitter.com/w13fPpmJVR
— Barça Buzz (@Barca_Buzz) September 4, 2022
Por Xavi thuhet se është një admirues i madh i Yamal, i cili është lindur në vitin 2007.
Yamal është një sulmues që posedon një aftësi të jashtëzakonshme për të dribluar. Ai luan me këmbën e majtë dhe videot e tij në ndeshjet për Barçën dhe ekipin e të rinjve të Spanjës tregojnë se çfarë aftësi ka ai.
? Lamine Yamal Highlights
? How long till we see him in the first team?
— Barça Spaces (@BarcaSpaces) September 4, 2022
Dhe ai tashmë po luan në një kategori moshe më të lartë se sa duhet të ishte. Normalisht, lojtarët e moshës së tij do të luanin për U-16. Por në vend të kësaj ai po ndan fushën me lojtarë katër vjet më të vjetër se ata.
Ivan de la Pena, agjenti i Gavi dhe Eric Garcia, përfaqëson Yamal, i cili së shpejti do të jetë në gjendje të nënshkruajë kontratën e tij të parë profesionale.
/GazetaBlic Sport


