Sporti

Parashikim nga mediumi ndërkombëtar: Real Madridi ka vetëm 6% shanse për të fituar Ligën e Kampionëve

09/05/2022 18:06
nga:L J

Nesër nis faza e grupeve të UEFA Champions League.

Ndryshe nga edicionet e mëparshme, kjo fazë do të zhvillohet midis muajve shtator dhe nëntor për shkak të Kupës së Botës që do të zhvillohet midis nëntorit dhe dhjetorit. Dy xhirot e para do të luhen nga kjo javë në javën e ardhshme, e treta dhe e katërta në dy javët e para të tetorit dhe dy të fundit në javën e fundit të tetorit dhe javën e parë të nëntorit.

Në një analizë të bërë nga faqja e internetit ‘FiveThirtyEight’, ku krahasohen opsionet e secilës skuadër për çdo raund, bie në sy se Real Madridi, kampioni aktual i kompeticionit, që ka vetëm 6% shanse për të qenë kampion. Teorikisht, madrilenët janë favorit i qartë për të qenë i pari në grup ndaj RB Leipzig, Celtic dhe Shakhtar Donetsk, pavarësisht se analiza i jep 55% shanse për të fituar grupin.

FC Bayern, sipas studimit është skuadra me probabilitetin më të lartë për të fituar Ligën e Kampionëve (20%).

Skuadra me probabilitetin e dytë më të lartë të suksesit është Manchester City (18%). Guardiola dhe lojtarët e tij do të përballen në fazën e grupeve me Borussia Dortmund (Haaland rikthehet në Signal Iduna Park), Sevilla dhe Kopenhagen.

Është vetëm një rival që klubi madrilen e eliminoi në edicionin e mëparshëm dhe që ka më pak gjasa për të fituar titullin: Chelsea, me një 2% shanse.

Nënkampionët në fuqi Liverpool gjithashtu kanë më shumë shanse për të fituar Ligën e Kampionëve sesa Real Madridi, sipas analizave.

/GazetaBlic Sport