Një aksident ka ndodhur në mes të një trotineti elektrik dhe një veture në Prishtinë.
Si pasojë e përplasjes xhami i veturës është thyer, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky rast.
Rreth një muaj më parë kanë deklaruar nga komuna e Prishtinës se është ndaluar qarkullimi i trotineve elektrike në sheshte e kryeqytetit dhe ne vendet ku ka frekuentim të madh këmbësorësh.
/Gazeta Blic/


