Sporti

Zyrtare: Angel Di Maria mungon në ndeshjen ndaj PSG’së

09/05/2022 15:59
nga:L J

Angel Di Maria është lënë jashtë skuadrës së Juventusit për ndeshjen e Champions League kundër PSG-së që luhet nesër.

Di Maria ka luajtur tre nga pesë ndeshjet e Serie A për Juventusin këtë sezon, por do të mungojë në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve. 34-vjeçari filloi dhe shënoi në ndeshjen e parë në ligë kundër Sassuolo-s, por u zëvendësua për shkak të lëndimit, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai mungoi në dy ndeshjet e ardhshme të ligës kundër Sampdorias dhe AS Roma, por luajti kundër Spezias dhe Fiorentinës. Juventus publikoi ekipin e tyre për ndeshjen e së martës dhe emri i Angel Di María nuk është përfshirë.

Ja lojtarët e grumbulluar: