Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti të mos i përçajë komunat.
Tahiri përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se sot kryeministri ka shku në Podujevë, nesër, në Gjilan e gjatë javës pritet të shkojë në Dardanë e Shtime, komuna të cilat udhëhiqen nga VV-ja.
“Kryeministër, mos i përçaj komunat, takoji grevistët se fragmentizimi është dobësim i institucioneve dhe i shtetit” shkruan Tahiri në Facebook raporton Gazeta Blic.
Ai i ka bërë thirrje kryeministrit t’i takojë sindikalistët pasi të njëjtit po presin dialog.
Reagimi i plotë:
Mos përçaj!
Sot, Kryeministri paska shkuar ne Podujevë, nesër, në Gjilan e gjatë javës në Dardanë e Shtime. Kryeministër, mos i përçaj komunat, takoji grevistët se fragmentizimi është dobësim i institucioneve dhe i shtetit.
Sindikalistët po presin takim e dialog social!


