Sporti

ZYRTARE: Reece James nënshkruan kontratë gjashtë vjeçare me Chelsean

09/05/2022 13:59
nga:E K

Chelsea ka njoftuar se Reece James ka nënshkruar një kontratë të re gjashtëvjeçare.

Mbrojtësi anglez ka impresionuar me paraqitjet e tij të mira në sezonin e fundit duke e bindur klubin e tij të fëmijërisë t’i ofrojë kontratë afatgjate, shkruan GazetaBlic Sport.

Presidenti i Chelseat, Todd Boehly, poashtu u shpreh i kënaqur me rinovimin e anglezit.

“Ne jemi të emocionuar që i japim Reece një kontratë të re afatgjatë me Chelsea. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe ne të gjithë mezi presim ta shohim atë të vazhdojë të lulëzojë në Stamford Bridge”, tha ai.

Edhe lojtari u shpreh i lumtur me mundësinë e ofruar për të vazhduar qëndrimin te skuadra e Chelseat.

“Jam në qiell të shtatë me kontratën time të re. U jam mirënjohës tifozëve, pronarëve të rinj dhe të gjithë të përfshirëve në klub.

Mezi pres të shoh se çfarë do të sjellë e ardhmja. Jam i sigurt se do të kemi mundësinë të fitojmë shumë trofe.

Jam rritur duke mbështetur këtë klub dhe kam qenë këtu që kur isha gjashtë vjeç. Rinovova sepse ky është klubi ku dua të jem. Kemi një të ardhme të ndritur përpara”, tha James mes të tjerash.

/GazetaBlic Sport/