Këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri duket se e ka afër martesën.
Këtë s’po e themi ne por po e thonë ‘shenjat’.
Mbrëmë, Dafina mori pjesë në një dasëm të miqve të saj.
Në mesin e turmës që ka synuar të kapë buqetën me lule, këtë ia ka arritur ta bëjë Dafina.
“E radhës”, ka qenë mbishkrimi në videon që e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.



