Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, e ka quajtur ‘pako e dëshirave të ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu’, dosjen me dokumente për Vettingun, e cila u dorëzuan dje në Kuvend.
Sipas tij, pas opinionit të Venecias, Ministria nuk ka bërë asnjë hap apo aktivitet në lidhje me zbatimin e opinionit.
Zogaj thotë se opinioni thekson që duhet të garantohet pavarësia e sistemit gjyqësor dhe sistemi gjyqësor të jetë intensivisht i përfshirë në çështje që kanë të bëjnë me performancën e gjyqtarëve, disiplinimin dhe llogaridhënien.
“Pse po e quaj pako e dëshirave sepse një vit më parë ne kemi deklaruar që do humbim kohë dhe do kthehemi në piken zero më një draft që nuk ka asnjë vlerë, konferenca dje është konfirmim i dështimit”, është shprehur kryesuesi i KGJK-së në konferencën për media.
“Pse nuk është miratu si pako në Qever,i meqenëse ministrja dhe Ministria e Drejtësisë beson në këtë alternative që është e vetmja, cila është analiza profesionale që opsioni i pestë me ndryshime kushtetuese është i vetmi, cili është justifikime që ne e kemi humbur një vit, deri në miratimin e pakos do të përfundojë mandati i të gjithëve”, u shpreh ai.
Ai ka shtuar se Këshilli është i përkushtuar të mbrojë me çdo gjë nëse tentohet të cenohet pavarësia e gjyqësor dhe se këtë do ta bëjë edhe me Kushtetutë.


