Lajme

“Po i nxjerr mbështetësit e paktë në protestë”, Kadrijaj i reagon Kurtit: Sille në Kuvend Ligjin e Pagave

09/05/2022 13:00
nga:G B

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Kurti i është kthyer zanatit të vjetër, duke harruar që është kryeministër, dhe po i nxjerr mbështetësit ëpr të protestuar, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo i ka bërë thirrje Kurtit që ta sjell në Kuvend Ligjin e Pagave dhe t’ua jep mësimdhënësve të drejtat që u takojnë.

Ajo e ka pyetur se ku janë 2 milionë eurot e premtuara për Preshevën.

Postimi i saj i plotë:

Duket që Kurti i është kthyer zanatit të vjetër, duke harruar që është kryeministër. Ai tash po i nxjerr mbështetësit e paktë që i kanë mbetur per të “protestuar”.

Kryeministër, sille në Kuvend Ligjin e Pagave dhe jepua të drejtat që ju takojnë mësimdhënësve.

Kryeministër, ku janë dy milionët e premtuar për Preshevën?!

Apo ndoshta zyrtarët tuaj sot në Preshevë shkuan sa për fotografi.