Lajme

Haziri i reagon Jasharajt: Gjilani nuk është komunë e VV-së, Gjilani ka mbetur pa kryetar

09/05/2022 12:46
nga:G B

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar ndaj kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, derisa ka thënë se Gjilani nuk është komunë e VV-së, pasi ka mbetur për kryetar, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kryetari i Gjilanit shkon herë në Podujevë e Kamenicë e herë ata ia kthejnë vizitën përfaqësuesit të tyre të VV-së, por jo Gjilanit e Gjilanasve.

Postimi i tij i plotë:

Një reagim ndaj Rrahman Jasharajt: Gjilani nuk është komunë e VV-së, mos na ndaj kështu, ju lutem se Gjilani ka mbetur pa kryetar. Herë ai shkon në Podujevë e Kamenicë e herë ata ia kthejnë vizitën përfaqësuesit të tyre të VV-së, por jo Gjilanit e Gjilanasve.

A e keni parë zëvendëskryeministrin Bislimi, vjen me zv/ministrin Hysen Durmishi te zëvendësi i Shpejtim Bulliqit në Gjilan, për një autostradë të Gjlanit, që s’e kanë asnjë kontribut pos atij të ndaljes së punimeve.