Lajme

“Mësuesja që kundërshtoi Jasharajn, militante e Albin Kurtit”

09/05/2022 12:18
nga:G B

Një mësuese e kundërshtoi sot grevën në arsim, derisa i tha kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, që ta ndërpresin grevën, raporton Gazeta Blic.

E, Frashër Krasniqi nga PSD ka publikuar një fotografi të saj me kryeministrin Kurti, derisa ka thënë se ajo është Rafiqe Hamiti, militante e Albin Kurtit.

Postimi i tij i plotë:

Kjo ishte “mesimdhenesja” qe foli kundër sindikatës. Rafiqe Hamiti, militante e Albin Kurtit.

Gjuha fashiste e Elvis Hoxhës, po përcillet me infiltrimet e dhunshme të militantëve t’pushtetit e grevëthyesve servilë t’Kurtit. Ata, sipas udhëzimeve konspiracioniste t’pushtetit, sindikalistët po i quajnë “armiq, o armiq”.

Por mësimdhënësit duartrokitën sindikatën.