Ka dështuar mbajtja e mbledhjes së Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës.
Kjo për faktin se nuk ka pasur kuorum, raporton Gazeta Blic.
“Nuk ka pasur kuorum. Për këtë arsye nuk është mbajtur mbledhja. Pritet që javën tjetër prapë të thirret mbledhja e Kuvendit”, tha për Gazeta Blic një nga anëtarët e Kuvendit që ka qenë sot i pranishëm.
Gjatë ditës Gazeta Blic ka raportuar për mbajtjen e mbledhjes së Kuvendit, ku ndër të tjera ishte paralajmëruar edhe mundësia për ndonjë iniciativë për shkakrimin e kryetarit të ri të Odës, Lulzim Rafuna.
Kjo për faktin se disa nga delgatët nuk janë të kënaqur me punën e deritashme të tij.
Gazeta Blic ka provuar që të flas me Rafunën, por kontakti me të ka qenë i pamundur.
Mblidhet Kuvendi i Odës Ekonomike: A pritet iniciativë për shkarkimin e kryetarit Rafuna?


