Lajme

Britania e Madhe sot mëson udhëheqësin e ri, në garë Truss e Sunak

09/05/2022 11:03
nga:G B

Sot Britania e Madhe do të mësojë emrin e ri të kryeministrit të ri, pas dorëheqjes së Boris Johnson.

Në garë janë Liz Truss dhe Rishi Sunak, e cila është edhe Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, e cila nuk dha dorëheqje  gjatë rebelimit të kabinetit qeveritar që rrëzoi Johnsonin.

Ndërsa ish-kancelari i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, së fundmi u vu në qendër të vëmendjes për sa i përket çështjes së taksave, teksa u rikthye në vëmendje edhe me gjobat gjatë pandemisë për thyerjen e rregullave.

Sipas rregullave të Partisë Konservatore, anëtarët e partisë konservatore zgjodhën se cili nga dy pretendentët e fundit do të merrte kurorën.