Lajme

Urdhёrohet tё sjellet me shoqёrim nё seancё i akuzuari pёr mashtrim me grante

09/05/2022 10:49
nga:G B

Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan do të lëshojë urdhëresë për sjellje me detyrim ndaj të akuzuarit për mashtrim me grante, Gёzim Gashi, pasi i njёjti mungoi në seancën e së hёnёs.

Gjykatësi Avdirrahman Gashi pёr tё pandehurin Gashi ka thёnё se mungojnë provat se ёshtё ftuar nё mёnyrё tё rregullt, ndërsa, nga policia kanё marrë konfirmimin se i njëjti gjendet nё Lipjan, me adresёn e dhёnё si dhe numrin kontaktues tё telefonit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas gjykatësit Gashi, nё adresën e lartpërmendur i pandehuri nuk ka pranuar thirrjen nga dorëzuesi i gjykatës, si dhe nё telefon i njëjti e ka shmangur thirrjen, gjë që sipas gjykatësi ёshtё nё dijeni pёr rastin.

Nё kёto rrethana, nё mungesë tё kushte ligjore pёr mbajtjen e kësaj seance, e radhёs u caktua mё 14 shtator 2022.

Gjykatësi Gashi njoftoi se pёrmes urdhёresёs do tё kërkohet shoqërimi i tё pandehurit pёr seancё.

Ndryshe, nga prokuroria i pranishëm nё seancën e sotme ishte prokurori Nazmi Krasniqi.

Sipas aktakuzës së ngritur më 29 dhjetor 2021, thuhet se, më 15 janar 2020, në interval të pacaktuar kohor, në rrugën “Tahir Sinani” përkatësisht në kafenenë “Amo Sweet” në Lipian, i pandehuri Gëzim Gashi, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten dhe me anë të paraqitjes së rreme të fakteve në mënyrë mashtruese, se kinse do të përfitojë një grant nga Bashkimi Evropian për t’i ndihmuar minoritetet, e mashtron duke e vënë në lajthim të dëmtuarin Bahri Selimi me arsyetimin se, kushti për të përfituar grantin, ishte se i dëmtuari duhet t’i punësojë dy pjesëtarë të minoriteteve në barnatoren e tij bujqësore në Gjilan për tre muaj dhe për plotësimin e kushteve të grantit.

Siç thuhet në aktakuzë, nga i dëmtuari ka marrë, çertifikatën e biznesit të tij, vend lokacionin e veprimtarisë, letërnjoftimin kopje, xhirollogarinë bankare si dhe shumën e parave prei 210 euro.

Në aktakuzë thuhet se, në fakt asnjëherë nuk ka përfituar ndonjë grant, me ç’rast e ka nxitur të dëmtuarin të ndërmarrë veprime, të cilat kanë rezultuar në dëm material të pasurisë së tij.

Me këtë i pandehuri Gëzim Gashi akuzohet se ka kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323, paragrafi 1 të KPRK-së.