Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që të dalë nga rrethimi, që t’i rris pagat me ligj, që të investojë në gazsjellës e të ndërtojë termocentral me qymyr, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai po ashtu i ka thënë Kurtit që t’i kthejë investimet kapitale e të japë subvencionet në bujqësi, të ftojë biznesmenë për investim e të kthejë shpresën sa e ka mundësinë.
Postimi i tij i plotë:
Kryeministër, dil nga rrethimi!
– Rriti pagat me ligj
– Investo në gazsjellës
– Ndërto një termocentral me qymyr
– Kthe investimet kapitale duke rrit vlerën e kontratave në bazë të rritjes së kostos
– Jepi subvencionet për bujqësi menjëherë
– Fto biznesmenët e Kosovës dhe ata shqiptarë kudo që jetojnë për investim të përbashkët
– Ktheje shpresën se e ke mundësinë.


