Gjyqtari nga Kosova, Bekim Zogaj, po vazhdon të vlerësohet lartë nga UEFA.
Zogaj, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, është caktuar për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, mes Celticut dhe Real Madridit.
Bekim Zogaj dhe Jonas Erni do të jenë gjyqtarët anësorë në këtë ndeshje, teksa Sandro Scharer është caktuar si gjyqtar kryesor.
Lukas Fahndrich do të jetë gjyqtari i katërt në këtë përballje, kurse Tomasz Kwiatkowski dhe Fedayi San do të jenë në dhomën e VAR-it.
Ndeshja mes Celticut dhe Real Madridit do të zhvillohet më 6 shtator.


