Skuadra e Ballkanit ka triumfuar ndaj Prishtinës në kryendeshjen e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në futboll.
Ballkani ka mposhtur Pishtinën me rezultatin minimal 0:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, përcjell GazetaBlic Sport.
Golin e vetëm dhe të tre pikëve në këtë ballafaqim e ka shënuar sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani në minutën e fundit të pjesës së parë.
Prishtina kishte disa mundësi në pjesën e dytë me Kreshnik Ukën, Santos e Krasniqin, por goditjet e tyre nuk mposhtën portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri.
Ballkani pas tri ndeshjeve të luajtura ka tri fitore me 9 pikë, kurse për Prishtinën kjo është humbja e parë sivjet nën drejtimin e Ismet Munishit.
/GazetaBlic Sport


