Dejtori i Arsimit në Podujevë, Avni Fetahu, ka njoftuar se nesër do të fillojë procesi mësimor në këtë komunë.
”I përshëndes vendimet e shkollave të komunës sonë që nga nesër të fillojnë me procesin mësimor dhe shpërndarjen e librave për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë”, ka shkruar Fetahu në facebook.
Sipas tij, përmes këtij vendimi për t’iu kthyer procesit mësimor, mësimdhënësit podujevas “kanë dëshmuar vullnetin e tyre në kryerjen e misionit të tyre fisnik në edukimin e gjeneratave të reja”.
Por i shpejtë ka qenë reagimi i SBASHK.
Fadil Halimi, kryetar i Sindikatës së arsimit në Podujevë përmes një postimi në Facebook ka thënë se greva vazhdon.
Nuk “tërhiqet” SBASHK-u: Në Podujevë greva vazhdon
MASHTI bën thirrje që mësimdhënësit t’i kthehen nesër punës


