Lajme

Nuk “tërhiqet” SBASHK-u: Në Podujevë greva vazhdon

09/04/2022 20:22
nga:Gazeta Blic

Edhe pse nga Komuna e Podujevës kanë paralajmëruar nesër nisjen e mësimit, bga SBASHK-u kanë theksuar se greva vazhdon, raporton Gazeta Blic.

Fadil Halimi, kryetar i Sindikatës së arsimit në Podujevë përmes një postimi në Facebook tha se greva vazhdon.

Postimi i plotë:

Njoftim:

Ne Podujeve greva vazhdon

Në shkollat e komunës së Podujevës greva vazhdon sipas orarit të deritashëm i parapar në udhëzuesin e grevës
9:00 deri në 12:00
për të dy ndërrimet.

Për çdo risi, do të informoheni me kohë.

Fadil Halimi,
kryetar i Sindikatës së arsimit në Podujevë

Në vazhdim e gjeni deklaratën e zyrtarëve komunal të Podujevës që paralajmëruan nisjen e vitit të ri shkollor.

Drejtori i Arsimit: Nesër në Podujevë fillon procesi mësimor!