Sporti

Manchester United fiton derbin ndaj Arsenal, shkëlqejnë Antony dhe Rashford

09/04/2022 19:23
nga:L J

Manchester United ka fituar derbin e javës në Premierligë ndaj Arsenalit.

Skuadra e Ten Hag ka fituar ndaj Arsenalit me rezultatin e pastër 3:1, për të marrë tre pikë shumë me rëndësi, përcjell GazetaBlic Sport.

Golin e parë në këtë duel e shënoi Antony, i cili gjeti rrjetën në debutimin e tij me Manchester United pas vetëm 35 minutave lojë.

Në pjesën e dytë, Saka barazoi shifrat pas një ore lojë – por gëzimi i Topçinjëve nuk zgjati shumë.

Manchester United riktheu avantazhin gjashtë minuta më vonë me Rashford, teksa sulmuesi gjeti edhe golin e tretë në minutën e 75’të, me ç’rast edhe vulosi fitoren e ekipit të Ten Hag.

Arsenal tani ndodhet në vendin e parë me 15 pikë, kurse Manchester United në vendin e pestë me 12 pikë.

/GazetaBlic Sport