Sporti

Gjilani vazhdon me seri fantastike, mposht edhe Dukagjinin në udhëtim

09/04/2022 16:53
nga:L J

Skuadra e Gjilanit ka fituar edhe tre pikë tjera mjaft me rëndësi në Superligën e Kosovës.

Gjilani ka triumfuar në udhëtim ndaj Dukagjinit me rezultatin minimal 0:1, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm dhe të tre pikëve në këtë ballafaqim e ka shënuar sulmuesi Theophilus Solomon.

Solomon realizoi pas 38 minutave lojë – pas asistimit të mbrojtësit Përparim Islami.

SC Gjilani mbetet në pozitën e parë në tabelë, ku pas 5 ndeshjeve ka 13 pikë në renditjen tabelare.

Ndërkohë, Dukagjini ndodhet në vendin e fundit me vetëm 1 pikë.

/GazetaBlic Sport/